Shqipëria mbetet me mot të kthjellët por të ftohtë si dhe vranësira kalimtare në ekstremin Verior gjatë paradites. Pasditja vijon me kthjellime deri në mbrëmje kur vranësira kalimtare shafqen herë pas here, në të gjithë zonat malore. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes ndërsa mesdita sjell një rritje me 2 – 3°C, kryesisht në zonat Veriore – Qendrore.