Territori dominohet nga kthjellimet përjashtuar zonat malore ku priten edhe vranësira kalimtare gjatë paradites. Sipas Meteoalb orët e pasdites vijojnë me mot të kthjellët ndërkohë që ekstremi Verior dhe Verilindja e vendit do të kenë edhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit sërisht ulen me 2°C në të dy ekstremumet termike ditore ndërsa vlerat e tyre do të luhaten nga -4°C mëngjesi deri në 12 – 13°C, maksimumi gjatë mesditës.