• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Ky është njeriu i fundit që nuk kish njohur akoma çmenduritë e Aurelës

Kur fëmijët shohin albumet e vjetra të familjes janë momente për t’u xhiruar. Ndonjë çuditet që babi ka pasur flokë, ndonjë tjetër habitet që mami ka qenë aq e dobët. Kurse kur ke një mami si Aurela, nuk ke për çfarë të çuditesh më parë. Grace, vajza e madhe e Aurelës ka hedhur një sy në fotot e viteve ’90, që mami i vet i ka të printuara, e jo si tani që zhduken cepave të telefonave dhe të kompjuterëve.

Aurela herë bjonde, herë brune, herë të kuqe e herë të zeza, herë me bukle e herë me bishtaleca, herë me minifund e herë me paliçeta ka qenë kameleon i një brezi të tërë. Garce s’e kupton dot që mami i vet s’ka lënë model e bojë pa provuar e para fare, ndaj i vetmi koment që i ka ardhur është “po ti paske qenë e çmendur”.

Sigurisht që ka qenë. Se që është akoma dhe që vazhdon t’i sfidojë të gjithë, këtë e vogla e di fare mirë. Vetëm se siç i tha edhe Aurela, vetëm ajo kish ngelur pa ia thënë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)