Tatuazhet janë shndërruar në trend të artistëve por kur tatuazhet mbartin një kuptim të veçantë bëhen më interesantë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me tatuazhin e këngëtares së njohur Aurela Gaçe, tatuazh të cilin ajo ka vite që e mban por që asnjëherë nuk ka folur për kuptimin e tij. Këngëtarja ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto ku jep edhe kuptimin e tatuazhit. Në postimin e bërë ajo falenderon Zotin për të gjitha të mirat e të këqijat e kësaj bote duke treguar se e do jetën ashtu siç është me vështirësitë e saj. Në fund të postimit, Aurela tregoi se tatuazhi në dorën e saj do të thotë: “Zoti më do”
https://www.instagram.com/p/BNlac6jApHG/?taken-by=aurelagaceofficial