• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ky është habitati natyral i Emina Çunmulaj, modelja zbulon vendin që i mungon më shumë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj ka ndarë së fundmi një foto nga pushimet e saj në vendlindje, duke treguar se i mungon shumë vendi i saj.

“Habitati im natyral. Më mungon shumë shtëpia, më ktheni në Montenegro”, ka shkruar Emina krah postimit ku shfaqet duke u kujdesur për të mbjellat në tokë.

Çunmulaj ka treguar herë pas here vështirësitë që ka kaluar dhe gjithë rrugën që iu desh të bënte për t’i dhënë drejtimin e duhur jetës së saj. E ftuar në programin ‘Historia ime’ në ‘Tv Klan’, ajo tregoi gjithashtu se si prindërit mund ta kishin fejuar që në moshën 14-15 vjeçare, megjithatë këmbëngulja e saj për një jetë më të mirë bëri që gjërat të shkonin ndryshe./revistawho.com