• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ky detaj është i preferuari i VIP-ave shqiptarë, ja çfarë i bashkon të gjithë në setet e fundit fotografike

Ndonëse në një periudhë delikate, personazhet e njohur shqiptarë kanë ditur ta shfrytëzojnë këtë kohë jo vetëm për të punuar për projektet e reja muzikore, por dhe të hapin arkivat dhe të ndajnë me ndjekësit disa nga setet fotografike të realizuara javë më parë. Ajo çfarë ka rënë në sy nga fotografitë e këngëtareve apo moderatoreve shqiptare, ka qenë fakti se të gjitha kanë preferuar ngjyrat bardhezi.

E fundit që ka ndarë një pozë të atillë ka qenë këngëtarja Arilena Ara, e cila ka njoftuar me këtë postim edhe koncertin e saj recital. Megjithatë me një xhiro të shpejtë në ‘Instagram’ kupton se emrat që kanë pëlqyer këtë model fotosh kanë qenë të shumtë si Xhensila Myrtezaj, Olta Gixhari, Orinda Huta apo Olta Boka, të cilat janë fotografuar nga Ergys Zhabjaku. Nëse gjëja e parë që do të bëni pas karantinës janë fotot profesionale, atëherë këto poza mund t’iu frymëzojnë më shumë:/revistawho.com