• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Ky çift martohet vetëm nëse Miley Cyrus komenton – Dhe ajo e bëri!

Miley Cyrus ka ndihmuar një çift në Tik Tok të merrnin një vendim që do i ndryshojë jetën. Çifti publikoi një video duke kërcyer e më pas shihen duke u përqafuar dhe puthur. “Nëse Miley Cyrus komenton ne do të martohemi”-shkruhej krah videos që u bë virale teksa në sfond ishte vendosur kënga “Plastic Hearts”.

Dhe Miley komentoi!

“Shpresoj që të shkojë më mirë për ju sesa shkoi për mua! Urime”-shkruajti këngëtarja, e cila pak kohë më parë u nda nga bashkëshorti i saj Liam Hemsëorth.

Këtë javë Miley foli hapur për ndarjen nga bashkëshorti duke u shprehur se ajo ende e dashuron atë dhe shkak i ndarjes së tyre ishin konfliktet e shumta.