Machine Gun ka folur për lidhjen me Megan Fox kur ishte i ftuar në ‘Ellen DeGeneres’ dhe detajet që zbuloi na habitën. Mesa duket takimet e para të çiftit kanë qenë gjithçka tjetër veçse normale. Megan e ka nxjerrë anën e saj më djallëzore dhe i dashuri i tha të gjitha. “U ngjitëm për të parë majën e një ndërtese. Doja t’i tregoja pamjen nga atje. Më pas ajo u ngjit me taka në ballkone dhe na rastisi të notonim me peshkaqenë”, ka treguar Machine Gun.
Mesa duket Megan nuk qenka vajza seksi, e aksionit veç në filma, por edhe në realitet./revistawho.com