• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kush tjetër po e pret rikthimin e Era Istrefit në tregun shqiptar?

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Era Istrefi ka zgjedhur të sjellë projekte të ndryshme muzikore në bashkëpunim me reperët e huaj. Megjithatë pavarësisht gjithë materialeve që ajo ka prezantuar, duket se për një kohë të gjatë ka vendosur të qëndrojë larg muzikës, duke marrë një pushim të nevojshëm.

Pas kësaj pauze, burime për ‘Prive’ kanë zbuluar se Istrefi është duke përgatitur produksione të reja muzikore, të cilat pritet t’i sjellë në javët në vazhdim. Ata nuk kanë bërë të ditur detaje të tjera lidhur me këngët që Era, do të sjellë, por me siguri ndjekësit janë duke e pritur me padurim rikthimin e saj në muzikë.

Kujtojmë se projekti i fundit që artistja ka sjellë në gjuhën shqipe, është ajo e quajtur ‘Nuk e di’ në bashkëpunim me motrën e saj, Nora Istrefi dhe numëron miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com

CLOSE
CLOSE