• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kush tjetër pati të njëjtën rutinë si Amarda? Moderatorja ndan hap pas hapi punët e sotme

Njëjtë si gjithë personazhet e tjerë edhe Amarda Toska ka ndarë me anë të një postimi në ‘Instastory’ rutinën e saj këto ditë ku gjendet gjatë gjithë kohës në shtëpi.

Moderatorja ka treguar se si nis mëngjesi për të dhe gjithë punët që i duhet të bëjë me radhë.

“Kush ka të njëjtën situatë? Zgjimi ora 07:30, pasi mbaron përgatitjet e mëngjesit, enët, lëngjet e shtrydhura, sistemim gjithë vendit, fillon të bësh drekën. E lë gati dhe del për pak ajër të pastër në parkun e rezidencës. Kur je me fëmijë 2 vjeç, aty fillon loja. Kthehesh të shtrosh drekën, vë në gjumë Sian, fillon prapë të sistemosh enët dhe rrëmujën e fëmijëve. Pasi burri dhe djali dalin për një xhiro dhe shtëpia është qetësi, mund edhe të ulesh pak në verandë dhe të mendosh që është ende ora 15:45, domethënë ka prapë, vazhdon puna. Ishim mësuar keq me punë, punë, punë”, ka shkruar Toska krah postimit më të fundit në ‘Instastory’.

Si gjithë personazhet e tjerë, edhe Amarda ka zgjedhur të qëndrojë në shtëpi këto ditë duke u vetëizoluar për të mirën e familjes dhe njerëzve të tjerë përreth./revistawho.com