Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka ndarë mëngjesin e sotëm një nga videot më të bukura pranë Ajkës, e cila duket se ka nisur të praktikohet si një ‘makeup’ artiste tek babi i saj.
E vogla ka nisur ta lyejë, ndërsa Besi ka treguar edhe sikletin e këtij momenti. “Meqe ra llafi, ku e boni tualetin ju mi gra??? ???. Mirmgjes prinder baballare qe nuk ia prishni femijes! Zoti ju rujt!”, ka shkruar Kallaku krah postimit ku nuk kanë munguar komentet e ndryshme nga ndjekësit.
Besi ka ndarë herë pas here momente plot humor me vajzën e vogël, e cila duket se argëtohet maksimalisht me babin që nuk ia prish qejfin në asnjë moment./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CFeQ7IPnKX-/?igshid=4ojgar6lkrj0