Shailene Woodley beson në shpirtin binjak! Këtë konkluzion e nxori pasi njohu të fejuarin e saj aktual, Aaron Rodgers. “Të nisësh një marrëdhënie dashurie dhe të vendosësh të jetosh me personin tjetër shumë shpejt se ju zë karantina dhe nuk mund të fluturoni lirisht për t’u takuar, na mësoi kaq shumë gjëra për njëri-tjetrin në kohë rekord. Unë mendoj se ne jemi bërë për njëri-tjetrin dhe do ishim takur diku, dikur, patjetër”, u shpreh aktorja për revistën ‘Shape’.
Për çiftin e njohur u fol se ishin bashkë që në korrik të 2020-ës, por lajmi u konfirmua vetëm në shkurt të këtij viti. Pak ditë më vonë u zbulua edhe vendimi i fejesës./revistawho.com