• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kush tha që e zeza nuk vishet në verë? Të famshmet shqiptare na tregojnë kombinimet më të rehatshme

Në sezonin e verës gjithë garderoba ndryshon për t’i shtuar pak më shumë ngjyra të çelura, për t’u përshtatur sa më shumë me vetë atmosferën që mbizotëron. Gjatë kësaj stine ngjyra që preferohet më pak është e zeza, sepse thuhet se thith më shumë rreze dielli dhe na bën të ndiejmë vapë. Është e vërtetë që e zeza thith çdo gjë që vjen nga dielli, por nga ana tjetër kjo ngjyrë absorbon energjinë nga trupi në vend që ta reflektojë atë mbrapsht. E gjithë ideja qëndron në zgjedhjen e veshjeve të përshtatshme, të cilat duhet të jenë sa më të holla dhe të lirshme. Sigurisht që në verë nuk mund të vishni një xhaketë të zezë, por mund të kombinoni një palë xhinse në këtë ngjyrë me një kanatiere apo një fustan të zi me aksesorë të ndryshëm. Të zezën mund ta vishni kudo, qoftë në një event për t’u dukur elegante, qoftë në përditshmëri për t’u ndjerë komode. Megjithatë për më shumë mund të shikoni disa nga fotot e vajzave të njohura shqiptare për t’u njohur me disa kombinime mjaft të rehatshme të kësaj ngjyrë, të cilat ju sigurojmë se do t’ju pëlqejnë vërtetë shumë. /revistawho.com