Angelina Jolie, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kanë qenë treshja më e përfolur në Hollywood. Ndërlikimi i historisë së tyre filloi kur Brad Pit i martuar me Jennifer Aniston, u dashurua me Angelina Jolie në një nga filmat e luajtur së bashku.Por dy ish bashkëshortet e Pit , gjatë xhirimeve për filmat e tyre kanë kaluar momente intime me aktorin Gerard Butler. Aktori ka punuar me 48-vjeçaren Aniston në filmin “Bounty Hunter ” të vitit 2010 dhe me 42-vjeçaren Jolie në 2003-n në filmin “Lara Croft Tomb Raider: Cradle of Life”. I pyetur se cila nga aktoret puth më mirë, Gerard duke paralajmëruar se do të na habisë tha emrin e Aniston. “Jennifer Aniston, po them, e di po iu surprizoj”.
Duket se Brad Pitt dhe Gerard Butler kanë shije të ndryshme, përderisa Pit u nda nga Aniston për t’u martuar me Jolie me të cilën krijoi edhe një familje të madhe.