• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Kush mund ta promovojë turizmin më mirë se një fëmijë? Vajza e Alessio Aliaj na bëri kaq shumë krenarë

Alessio Aliaj ka publikuar videon më të veçantë ditën e sotme dhe protagoniste ishte e bija, Jolie. Menaxheri i artistëve ndërkombëtarë paska bërë një punë të shkëlqyer me edukimin e fëmijëve të tij edhe me ndjenjën e patriotizmit duke i ndihmuar të mbajnë lidhjen e fortë me vendin e origjinës.

E vogla e Alessios, shfaqet në një video teksa flet për Shqipërinë para klasës së saj dhe mësueses. Ajo i tregon australianëve që është nga Shqipëria, teksa mban në duar një bluzë me flamurin kuq e zi. Më tej tregon për pushimet këtu dhe plazhin, me çiltërsinë që kanë komentet e një fëmije. Në fund duartrokitet nga shokët e shoqet e saj.

Kaq ka mjaftuar që familja të marrë komente shumë të këndshme nga të gjithë./revistawho.com