• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kush mund ta mendonte më mirë se Renee ‘party-n’ surprizë për Erën?

Me fotot e fundit në ‘Instagram’, Nora Istrefi ka zbuluar se festa surprizë për ditëlindjen e motrës së saj, Era Istrefi ka qenë e organizuar nga mbesa, e vogla Renee.

“Party surprizë nga Renee për ditëlindjen e tezes së saj që e do shumë”, ka shkruar Nora krah postimit ku ka përmbledhur momentet më të bukura të festës. Në to duket se përveç Erës edhe Renee e ka shijuar maksimalisht ditëlindjen e tezes së saj, me të cilën fryu dhe qirinjtë e tortës.

Me siguri familja Istrefi ka kaluar një mbrëmje mjaft të veçantë mes njerëzve më të dashur, duke krijuar kështu kujtimet më të bukura në 26-vjetorin e Erës./revistawho.com