• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kush ka fatin ta ketë pranë yllin e shtëpisë, të gëzojë”, kryeminstri Edi Rama i prek të gjithë me fjalët pas humbjes së nënës

Ditën e djeshme mediat u pushtuan nga lajmi i trishtë se nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Edhe vetë kryeministri reagoi me anë të një dedikimi prekës për nënën e tij. Ndërsa sot me anë të një fotografie kur kryeministri Edi Rama është mjaft i vogël në krahët e nënës ka zgjedhur sërish të shkruajë disa fjalë emocionuese.

“Mund të derdhësh lot pse iku

Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet

Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë

Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më

Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të

Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen

Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të

Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj

Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të

Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota

Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.

Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit🙏”. Këto fjalë i kanë prekur të gjithë, pasi nëna është një nga njerëzit më të shtrenjtë për çdokënd. Nëna e kryeministrit u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm pasi ishte e sëmurë prej një kohe të gjatë.

View this post on Instagram

Mund të derdhësh lot pse iku Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet Ose mund t'i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të Mund t'ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara ***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t'ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm. Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t'ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t'i kenë nënat sa malet dhe t'i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit🙏

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on