Lei Krajën, Taynën dhe Agnesa Vuthajn nuk i bashkojnë shumë gjëra e me siguri nuk do i kishit menduar të bëheshin bashkë ndonjëherë, por ja që i bashkuan Maldivet, të paktën virtualisht. Tre vajzat e kanë hapur sezonin turistik nga i njëjti vend dhe kartolinat që na kanë sjellë nga atje janë shumë të bukura, e po na bëjnë zili të gjithëve. Lei ka qenë e para nga gocat që i tha ndjekësve të ‘Instagram’ se ndodhet në Maldive e tani Tayna publikoi disa foto, po ashtu edhe Agnesa.
Megjithëse nuk janë bashkë me pushime (të paktën kështu duket), ne dimë të themi që jemi njësoj xheloze për të treja, për pushimet që po e kalojnë në ishujt e largët tropikalë. Se cila duket më bukur me rroba banjo e me poza ua lëmë juve në dorë ta vendosni./revistawho.com