• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Kush janë ‘sleep influencers’? Çfarë bëjnë e për çfarë paguhen?

Vdisni për gjumë? Mbaheni si gjumashët më të mëdhenj në grupin tuaj shoqëror? Ky artikull është për ju. Nëse gjumi është pasioni juaj, mund të kemi një opsion karriere që do ju shokonte, si influencer gjumi (sleep influencer), por nuk ju duhet vetëm dëshira për të fjetur që ta arrini suksesin me këtë punë.
Megjithëse puna si ‘Influencers’ gjykohet nga shumë persona, prej vitesh është kthyer në një sektor të madh përfitimesh monetare dhe ky fakt nuk mund të mohoet.
Ne kemi parë të promovojnë veten influencers bukurie, mode, udhëtimi, por ka edhe nga ata gjumashët që quhen ‘sleep influencers’.

Ideja e parë e influencerave të tillë ka lindur në një kompani dyshekësh në 1986-ën. Ata publikuan një ofertë pune ku kërkohej një vajzë që duhet të flinte në dyshekët e tyre për 20 orë në javë e të jepte opinionin e saj për rehatinë e dyshekut, ndjesinë e zgjimit apo nëse kishte dhimbje kur flinte, në këtë mënyrë testohej cilësia e tyre.

Sigurisht kjo metodë influencimi vazhdon akoma, por ka edhe më mirë se aq. Shumë hotele nëpër botë ftojnë personazhe me shumë ndjekës në ‘Instagram’ që të promovojnë hotelet e tyre, dhomat, suitat, cilësinë e tyre. Një nga më të famshmit në këtë kategori është Alex Shannon, 37 vjeç, që ka mbi 48 mijë ndjekës në ‘Instagram’ dhe udhëton në hotelet ku e ftojnë duke gjeneruar të ardhura.


Pra që të jesh një influencer gjumi të duhet edhe dëshira për të udhëtuar dhe aftësia e mirë e marketingut. Fundja, suksesi i një influencer vihet re vetëm nga aftësia që ka për të shitur veten.
Një kuriozitet tjetër që na vjen nga bota është ekzistenca e ‘sleep streamer’ që ka si platformën më të njohur ‘Twitch’ dhe aty ndjekësit paguajnë për të parë njerëz kur flenë gjumë. Sado e çuditshme duket, ka vërtetë njerëz që e bëjnë këtë, madje një djalë me origjinë aziatike ka fituar 16.000 dollarë brenda një nate vetëm nga pagesat e personave që e shihnin duke fjetur. Ndjekësit mesa duket paguajnë vetëm që ta zgjojnë nga gjumi personin që shfaqet në video, pasi çdo pagesë i shkon si njoftim.
Më tej keni edhe disa foto të Alex, një nga ‘sleep influencers’ më të famshëm./revistawho.com