• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kush i mungon më shumë Capital T në këto ditë izolimi?

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Capital T është kthyer pas në kohë duke kujtuar disa prej performancave më të pëlqyera të tij. Artisti ka ndarë në llogarinë në ‘Instagram’ disa foto nga turi i tij muzikor në vitin 2017, i quajtur “Thë world is mine”.

“Një kthim mbrapa në kohë. ‘The world is mine tour’ në 2017 me performancë anembanë botës që po ta shohësh duket afër, por në fakt kanë kaluar 3 vite. Po më mungon të jem në skenë e afër njerëzve të mi. A ju ka marrë malli dhe ju të kënaqeni bashkë me mua? Ku ndodheni për momentin dhe ku do kishit dëshirë të më shikonit në koncert?”, ka shkruar këngëtari krah postimit të fundit.

Me siguri kjo periudhë e ka bërë mjaft nostalgjik Capital T, sepse vetëm pak ditë më parë ai rikujtoi për të gjithë edhe koncertin e mbajtur në muajin shtator të vitit që lamë pas në Tiranë, i quajtur ‘Time Capsule’.