• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kush është e dashura 22 vjeçare e Kanye West, Vinetria? Modelja super seksi, e cila është një fanse e Kardashian

Kanye West ka shijuar një sërë daljesh me modelen e Instagramit, Vinetria, e cila është e njohur si një fanse e Kardashian, e dashuruar pas bikinit dhe tepër e dhënë pas rrjeteve sociale.

Sipas Page Six, reperi, i cili tani quhet Ye, 44 vjeç dhe modelja, 22 vjeçare, janë të lidhur prej një kohe të gjatë.

Ndërkohë që ajo krenohet ndjeksa të shumtë në mediat sociale dhe  me një sërë fotosh tepër të nxehta, Vinetria mbajti një profil të ulët, përpara se të dilte në titujt e të gjitha mediave gjatë fundjavës kur mori pjesë në ndeshjen debutuese të basketbollit të “Donda Academy” në Minneapolis së bashku me West.

Një vështrim në rrjetet e saj sociale tregon disa detaje më shumë për bukuroshen, duke përfshirë dashurinë e saj për familjen e famshme të ish të saj, Kanye, Kim Kardashian, teksa Vinetria ka uruar edhe Kourtney Kardashian për fejesën e saj të fundit.

 

Dalja krah vajzës seksi, vjen vetëm një javë pasi Kanye befasoi fansat duke shprehur shpresat për një ribashkim me ish-gruan, Kim Kardashian dhe duke mohuar se ai ishte divorcuar nga ylli, e cila tani thuhet se është në lidhje me yllin e SNL, Pete Davidson./revistawho.com