• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kush e mban mend Noizy-n me flokë të gjatë? Kjo foto do ju befasojë të gjithëve

Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një foto të shumë viteve më parë, kur artisti ka qenë në adoleshencë. Në pamjen e publikuar duket vetë Rigelsi me flokë të gjatë, krah të cili ndodhen dhe të gjithë shokët e klasës.

‘1999-2000 Shkolla ‘Eaglesfield’’, ka shkruar Noizy krah postimit të tij më të fundit në ‘Instagram’. Me siguri shumë kjo pamje e artistit i ka befasuar të gjithë, pasi ai rrallëherë ndan me ndjekësit momente nga e kaluara.

Kujtojmë se së fundmi Noizy ka sjellë disa projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga fansat dhe numërojnë disa milionë klikime në ‘Youtube’./revistawho.com