• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kush e do një gjyshe si të Ariana Grandes? Bëjnë të dyja tatuazh në të njëjtën ditë

Lidhja gjyshe-mbesë është një nga më të fortat, por me siguri askush nuk ka parë më parë një marrëdhënie të tillë si ajo e Ariana Grandes dhe gjyshes së saj. Marjorie Grande është 93 vjeçe dhe vendosi që të bënte tatuazh në të njëjtën kohë me mbesën e saj, Arianën. Këngëtarja e njohur publikoi në ‘Instagram’ një video në të cilën shihej duke bërë tatuazh dhe dukej se edhe gjyshja e saj ishte frymëzuar për të bërë të njëjtën gjë. Ariana zgjodhi të bënte një hënë dhe një diell, ndërsa Marjori gdhendi në gishtin e unazës nofkën me të cilën i thërriste bashkëshortit të saj të ndjerë.

Me siguri ky është një rast vërtet i rrallë dhe duhet pranuar që Ariana ka gjyshen më ‘cool’ në botë. /revistawho.com