Dua Lipa do nisë shumë shpejtë turin e saj muzikor për albumin e ri ‘Future Nostalgia’. Nga nëntori i 2022-it, prej Australisë dhe Zelandës së Re, këngëtarja do i rikthehet skenave gjigande. Lajmin e dha vetë ajo në ‘Instagram’, ku kërkoi që kush dëshiron të nisë me prenotimin e biletës që tani. Emocionet për të janë të mëdha, e jo më kot, pasi pandemia ka shumë kohë që i ka bllokuar të gjitha aktivitetet, sidomos ato muzikore.
Me shpresën se në 2022-in, gjithçka do jetë kthyer në normalitet, shumë do kenë fatin të dëgjojnë gjithë albumin e Duas, live nga ajo vetë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CUDDgFQFo8z/?utm_medium=copy_link