Këtë të diel në orën 20:00 do mbahet ceremonia e 64-të e Grammy në Grand Garden Arena.
Nata i dedikohet arritjeve më të mëdha të artistëve në industrinë e muzikës gjatë vitit të kaluar dhe ketë shumë performanca nga të nominuarit.
Emrat që janë planifkuar të dalin në skenë janë emra si Lil Nas X dhe Jack Harlow, të cilët ka të ngjarë të performojnë hitin e tyre në Billboard Hot 100 No. 1 “Industry Baby”. Silk Sonic – superduoja R&B e Bruno Mars dhe Anderson Paak, do të hapë shfaqjen dhe sigurisht do të ketë shumë hite për të zgjedhur.
Olivia Rodrigo do të bëjë gjithashtu debutimin e saj në Grammy 2022, ku është nominuar për shtatë çmime. BTS ARMY do të ngjiten në skenë. Dhe në një shtesë gati në minutën e fundit, Lady Gaga i bashkohet performuesve. Kjo do të jetë performanca e parë e saj në Grammy që nga shfaqja e vitit 2019, kur këndoi: “Shallow” nga A Star Is Born./revistawho.com