Eda dhe Serkan së bashku me vajzën e tyre, Kiraz kalojnë momente si një familje dhe janë shumë të lumtur. Por kjo lumturi shumë shpejt do kthehet në debate të forta, kur Eda dhe Serkan mësojnë se Ajfer dhe Ajdan po merren me dokumentat e kujdestarisë së Kirazit. Eda dhe Serkan përballen në gjykatë. Të gjithë presin me padurim vendimin e gjyqtarit për kujdestarinë e Kirazit. Gjyqtari vendos që Eda dhe Serkan të jetojnë bashkë për disa ditë. Si do ta presin ata këtë vendim?