• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kush artist i njohur do të këndojë në dasmën e Bleros dhe Afronës?

Në vetëm pak ditë, Blero Muharremi dhe Afrona Dika pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Çifti ka zgjedhur që ceremoninë ta zhvillojnë në Shëngjin në një resort tepër luksoz, ku nuk do të mungojnë familjarët dhe miqtë më të afërt të tyre.

Ndonëse tashmë ata janë duke u marrë me përgatitjet e fundit, Blero ka zbuluar në llogarinë në ‘Instagram’ se cili këngëtar do të këndojë në dasmën e tij dhe të Afronës. “Pikërisht ky artist shok dhe shpirt i paqtë do të na këndojë këngën e dasmës”, ka shkruar Muharremi krah fotos ku shfaqet me Ylli Limanin dhe vajzën e tij, Tara.

Nuk dihet nëse kënga që do të hapë ceremoninë është nga repertori i Yllit apo jo, megjithatë dyshja e ka bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Me siguri në ditët në vijim të tjera detaje do të zbulohen nga minutat e fundit pak para dasmës./revistawho.com