Në fillim të viteve 2000 telenovela meksikane “Quando seas mia” u përhap në shumë shtete siç e kanë të lehtë të përhapen historitë e dashurisë të paketuara me intriga, vështirësi, përplasje, të cilat njerëzit i ndjekin me interes dhe përfshihen me gjithë shpirt duke nisur të ëndërrojnë bashkë me personazhet e të dashurohen pak me ta. Paloma dhe Diego kanë qenë për disa vite një nga çiftet më të njohur të ekranit të vogël.
Edhe pse në Shqipëri nuk kemi parë shumë telefilma me ta protagonistë, ata vazhdojnë të interpretojnë në telenovela të tjera të suksesshme në Meksikë dhe gjithë Amerikën Jugore. Ndërkaq në jetën e Silvia Navarros, ka ngjarje të rëndësishme në planin privat, ndërsa për Sergio Besanez nuk dihet gjë konkrete dhe me shumë mundësi vazhdon të jetë single.
T’i kthehemi aktores së bukur 38-vjeçare. Në vitin 2012, u mësua që Navarro ishte në një marrëdhënie me Gerardo Casanova-n.
Historia e tyre ka vazhduar pa shumë zhurmë, paralelisht me angazhimet publike të aktores. Tre vjet më vonë aktorja konfirmoi shtatzëninë e saj dhe në shtator të vitit 2015 lindi djalin e parë, Léon.
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në xhirimet e telefilmave duke u shndërruar në role të ndryshme, por sigurisht pikë referimi e pandryshueshme, prej vitesh, është familja dhe djali.
Shpresojmë vetëm që për partnerin, mbiemri të mos thotë asgjë.
Marre nga Class