• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kur të gjithë bënin ‘plumba’, unë bëja televizion”, me këtë foto Kastro Zizo jep një mesazh të fortë

Kastro Zizo është një ndër artistët më unik. Ai gjithmonë ka një mesazh të fortë për të dhënë. Duket se që kur ishte fëmijë Kastro ka patur dëshirë të bëjë diçka ndryshe ose të paktën këtë na la të kuptojmë artisti me postimin e tij të fundit. Ai ka publikuar një foto nga 1997, kohë kur Shqipëria po kalonte momente mjaft të vështira. Me mikrofon në dorë, në emisionin “4+”, Kastro shihet në moshë fare të vogël. “Në fillimet e “karrierës”!”, ka shkruar ai, ndërsa me humor ka vënë në dukje edhe diçka tjetër: “Kur të gjithë bënin ‘plumba’, unë bëja televizion”.

Pra Kastro që në atë kohë e kishte ndarë mendjen se dhe kur të tjerët do të heshtnin, ai do të ishte aty për të folur dhe për të bërë atë që dëshiron.