• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Kur të arrini mes të dyzetave do të uroni të dukeni me rroba banje si këto zonja të ekranit

Në një kohë kur ‘Instagram’ dhe gocat e njohura promovojnë pozat me fokus te vithet, apo pak photoshop në disa zona të caktuara, zonjat e ekranit që i adhurojmë për talentin në fushat ku kanë ndërtuar karrierën, po na mësojnë pak për trendin e vërtetë, atë të fizikut pa editim, por të bukur e të shëndetshëm.

Pas 20 vitesh kur të keni arritur mes të 40-ave si Manjola, Ledina, Inis, Alberia dhe Hueyda na besoni që do të doni t’i ngjani vetëm pak atyre. Fotot e fundit që zonjat e ekranit kanë publikuar promovojnë pa shumë fjalë jetën e shëndetshme, që është në dorën tuaj dhe mund ta mbani nën kontroll duke nisur nga puna që tani. E në këtë mënyrë, vitet do jen veç numër dhe eksperiencë mbi supet tuaja, por nuk do reflektohen në fizik. Kur të pozoni teksa foton ua bëjnë fëmijët, do jeni mami seksi që mbi të gjitha është shembull për kujdesin ndaj vetes. Kushedi, mbase e tregoni edhe ju kështu në ‘Instagram’./revistawho.com