Tashmë bota është shumë e vogël dhe ka gjithmonë vend për njerëzit që e kanë profesionin lidhur ngushtësisht me të bukurën. Ndërsa ne e dinim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një këmbë gjithmonë në ngjarjet e bukura të Tiranës, ja ku e kemi parë artisten e njohur të make-up dhe kuruesen e imazhit, Lili Ismaili në aeroportin e Athinës në shoqërinë e një zonje të bukur, të quajtur Ermira Aliaj.
Lili nuk është personi i fjalës, por i punës ndaj dhe nuk flet për projektet e saj pa i parë ato të realizuara. Por ne e kemi mesuar arsyen e këtij udhëtimi: Eventi Mrs. Globe Europe në Athinë ku Presidente është Dr.Tracy. Lili ka marrë përfaqësinë për Shqipërinë dhe zonja që e shoqëron do të jetë konkurente. Ne thjesht i urojmë fat dhe le të presim për më shumë, bashkë me fotot e konkursit./revistawho.com