Lori Hoxha na ka bërë të ëndërrojmë për pak me videot dhe fotot që ka publikuar disa orë më parë. Para një viti ka udhëtuar drejt Balit, gjatë një periudhe kur ishte shkëputur plotësisht nga interaktiviteti me fansat e saj në media sociale dhe pak nga detajet e atij udhëtimi i publikoi për herë të parë në mbrëmje.
Natyrë mbreslënëse, meditim, ushqim i mirë dhe ndryshe, atmosferë tropikale, pranë njerëzve që do më tepër dhe hënë që e ka lënë pa fjalë. Këto ishin disa nga pikat kyçe të udhëtimit, që Lori e konsideron si një nga më të bukurit që ka realizuar në jetë. Ah harruam edhe majmunët, të cilët ajo dukshëm nuk i ka aspak qejf.
Hoxha nuk e ka treguar kush e shoqëroi, por me siguri janë persona të rëndësishëm, pasi lumturia në protretin e saj duket qartë./revistawho.com