• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kur ke një mike si Ori, Covid kalon më shpejt. Me byrek me spinaq, si e do Isli

Në një lidhje ‘Skype’ në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’ pasi tregoi që ishte infektuar me ‘Covid-19’, ndaj dhe mungonte në studio, Isli nuk hezitoi t’i bënte kërkesat e tij edhe publikisht.

Me të qeshura moderatori kërkoi një byrek me spinaq dhe petë të hapura nga Ori Nebijaj. Ndonëse vetë Ori nuk ishte e sigurt nëse mund ta bënte, familja e saj po. Madje i premtuan publikisht se do ia përgatisnin sa më shpejt. Dhe byreku nuk vonoi. Me një video në ‘Instagram-in’ e tij, Islami tregoi se familja e Orit e kishte mbajtur fjalën.

“Të lumshin duart teta Shpresa”, ka shkruar Islami krah postimit të fundit.

Epo tanimë e dini se për ditë kur jeni sëmurë ju duhen miq si Ori Nebijaj me Isli Islamin./revistawho.com