Jonida Maliqi ka treguar gjithmonë se kur bëhet fjalë për modë, është diku në rreshtin e parë, jo vetëm për t’i sjellë trendet më të fundit këtu, por edhe për të guxuar me ngjyrat si askush tjetër.
Mbrëmjen e kaluar Maliqi është shfqur në natën e parë gjysmë finale të “Kënga Magjike 2021” me një fustan në ngjyrë të verdhë dhe të zezë të stiluar nga stilisti i njohur, Ardi Asllani.
“Ja çfarë do të thotë të vishesh nga një artist profesionist si ti @ardiasllani që më bën të ndihem gjithmonë ndryshe”, ka shkruar Jonida krah fotos.
Me printe të së verdhës dhe të zezës, Jonida ka bërë sërish që sytë e veshët të kalojnë menjëherë tek ajo, pasi në këtë fillim vere ajo ka guxuar duke veshur edhe krahët lëkurë të zinj. Po ju do guxonit sa ajo?/revistawho.com