• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kur jeta private përkthehet në një titull kënge, ja cili është projekti më i fundit i Selena Gomez

Që prej ndarjes nga Justin Bieber, këngëtarja e njohur, Selena Gomez nuk është parë më në shoqërinë e asnjë mashkulli tjetër. Lidhur me këtë moment në jetën e saj dhe dëshirën për të pasur një të dashur, 27-vjeçarja ka krijuar një këngë në albumin e saj të ri në bashkëpunim me Julia Michaels dhe Justin Tranter.
Julia ka treguar së fundmi se kënga është një punim i të treve, duke shtuar se në një moment të caktuar e ka pyetur Gomez se në çfarë gjendje ishte dhe ajo ishte përgjigjur duke thënë: “Dua një të dashur tani”.
Kjo përgjigje e Selenës duke shpjeguar dhe anën e saj emocionale është kthyer në një këngë, e cila pritet të publikohet në albumin e fundit të artistes, të titulluar ‘Rare’./revistawho.com