• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kur feston për dy vite rresht, Agnesa ndan kujtimet më të bukura nga ditëlindja e Vesës kur ndodhej në Shqipëri

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, e cila prej disa kohësh është zhvendosur në Australi së bashku me familjen e saj, Vesa Luma ka festuar ditëlindjen sot mes shumë urimesh nga miqtë e saj më të mirë. Agnesa Vuthaj ka zgjedhur ta urojë duke rikujtuar festën e ditëlindjes vitin e kaluar dhe duke treguar se kanë festuar dhe qeshur mjaftueshëm në darkën që i bëri bashkë një vit më parë.

“Gëzuar për të gjitha kujtimet e bukura që kemi ndarë dhe shumë të tjera që do të vijnë. Jam e bekuar që të kam ty. Kemi festuar dhe qeshur vjet, mjaftueshëm edhe për sivjet”, ka shkruar Agnesa krah videove dhe fotove të ndryshme në ‘Instastory’.

Këto pamje duhet ta kenë bërë mjaft nostalgjike, Vesën, e cila ndryshe nga më parë, këtë vit nuk ka mundur të jetë në Shqipëri pranë njerëzve më të dashur të saj për të festuar ashtu si çdo vit tjetër./revistawho.com