• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kur do të rinisë ‘Dua të të bëj të lumtur’? Arbana Osmani i sqaron të gjithë me këtë postim

Programi ‘Dua të të bëj të lumtur’ ndërpreu punën e tij që prej momentit kur ‘Covid-19’ mbërriti edhe në Shqipëri. Pas kaq javësh pushim, ndjekësit e emisionit kanë insistuar të dijnë se kur do të rifillojë sërish në ekranin e ‘Top Channel’.

Moderatorja dhe autorja e ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana Osmani ka publikuar së fundmi një foto gjatë xhirimeve dhe ka njoftuar se kur do të rinisë programi.

“Për të gjithë ata që më pyesin çdo ditë, çdo orë e çdo minutë @duatetebejtelumtur.tch do të kthehet në ekran sapo situata të jetë qetësuar dhe kushtet të jenë të favorshme dhe ambjenti i sigurt për personazhet dhe punonjësit tanë”, ka shkruar Osmani krah postimit të fundit.

Arbana nuk ka zbuluar një datë konkrete, megjithatë ndjekësit po e presin me padurim rikthimin e ‘Dua të të bëj të lumtur’ në ekran./revistawho.com