Që fotot dhe videot e politikanëve kur bëjnë vaksinën do bënin shumë bujë, kjo ishte e sigurt, por me siguri nuk e kishit menduar se zhurma do niste me zhveshjen e tyre.
Që nga momenti i parë që vaksina nisi shpërndarjen burrat e shteteve të Europës, por jo vetëm kanë realizuar procesin publikisht për ta bërë popullin e tyre të ketë besim e për t’i nxitur të vaksinohen sa më shpejt që pandemia të mbarojë.
Por ata nuk larguan vetëm dyshimin e njerëzve për vaksinën me fotot nga procesi. Në fakt na treguan më tepër se aq. Duke nisur nga ministri kroat i Ekonomisë, Zdravko Maric, i cili nuk u zhvesh për të bërë vaksinën, por kishte veshur një bluzë aq të ngushtë sa i dukej mirë fiziku i stërvitur. Kaq u desh dhe fotot e tij bënë xhiron e rrjetit.
Kryeministri Grek as nuk u mundua të fshihet dhe e zbuloi gjoksin e tij hapur.
Minstri francez i Soldaritetit dhe Shëndetit ishte më modest sepse mbuloi thithkat me bluzë.
Ndërsa kryeminsitri ynë Edi Rama zbuloi shpatullën dhe pak gjoksin.
E ndërsa vlerësojmë gjestin e tyre të sinqertë, për të nisur vaksinimin e popullit pasi e realizojnë vetë të parët procesin, një tjetër diskutim ngrihet. Përse kur një mashkull shfaq fizikun e tij kaq hapur, pa u fshehur, e mbuluar adhurohet e komentohet me zjarr, e nesë një grua do ishte në të njëjtat pozita do kryqëzohej? Deri kur kështu?/revistawho.com