Ben Affleck është fotografuar duke dalë nga shtëpia e Jennifer Lopez në Los Angeles dhe meqë paparacët po e prisnin jashtë, me një buzëqeshje që mund të interpretohet në 100 mënyra, i përshëndeti.
Mesa duket gjërat mes çiftit po shkojnë më së miri dhe takimet janë shpeshtuar së fundmi. Ata po e jetojnë dashurinë mes Miamit dhe Los Angeles duke pritur si do shkojnë gjërat në vazhdim. Ama burime të sigurta pranë Ben dhe Jennifer bëjnë me dije se të dy janë shumë të lumtur./revistawho.com