Aktorja indiane Jennifer Winget u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Kumudit” në serialin “Sarasvatiçandra”, serial në të cilin e shihnit përherë me veshjet tradicionale indiane.
Së fundmi aktorja 32-vjeçare është zgjedhur imazh i një kompanie kozmetike indiane për të cilën ka pozuar për një set fotografik që i ka mahnitur të gjithë.
Me geta rrjetë, me peliçe dhe me një look si Brigitte Bardot, Jennifer Winget duket shumë seksi teksa pozon në një mur e në disa foto të tjera ndodhet në një dhomë.
Aktorja sapo ka përfunduar xhirimet e serialit “Beyhadh”, një serial super i ndjekur në Indi dhe së shpejti fillon xhirimet e një seriali tjetër të ri./Xing.al