Ka thuajse tre dekada në skenë dhe suksesin vazhdon ta ketë në të njëjtin intensitet. Adelina Ismaili, një nga yjet më të shndritshëm të skenës dhe muzikës mbarëshqiptare, i është kthyer koncerteve në këtë përvjetor të 103-të të Pavarësisë së Shqipërisë… Siç e shohim edhe në fotot e publikuara nga vetë ajo, Adelina ndan skenën me një nga emrat më të mëdhenj të skenës siç është Sabri Fejzullahu, për të cilin ajo shkruan këto fjalë: “E bekuar me madhështinë e Kolosit të këngës shqipe, Sabri Fejzullahu. Faleminderit shqiptarët e mi që më pasuroni shpirtin me dashurinë tuaj, të faleminderit ty xhaxhi Sabri që ekziston. Adelina I”.