Pak javë më parë, Xhemi Shehu konfirmoi lajmin se nuk do të ishte pjesë e programit të humorit, ‘Portokalli’ këtë sezon të ri televiziv dhe se do e shijonte atë nga shtëpia.
Ndonëse të gjithë kanë menduar se moderatorja është larguar përkohësisht nga ekrani, mikja e saj e ngushtë, Arbana Osmani ka treguar me postimin e fundit në rrjetet sociale se Xhemi do të jetë sërish pranë teleshikuesëve.
“Do sigurohem që mos t’iu mungojë”, ka shkruar Arbana krah fotos me Xhemin. Nuk dihet ende se cilat janë planet e afërta të Shehut në lidhje me televizionin, por me siguri këtë do ta zbulojë vetë moderatorja në javët në vazhdim.
Kujtojmë se pas largimit të Xhemit nga ‘Portokalli’, Eneda Tarifa iu bashkua kastit të aktorëve dhe kolegut të saj, Salsano Rrapi për sezonin e ri te programit./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CFr73ABgorI/