• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ku i bën shërbimet e makinës pas ndarjes?”, Rudina Dembacaj vërteton edhe njëherë raportin që gëzon me Aleksin

Rudina Dembacaj ka treguar në intervista të ndryshme, por edhe në rrjetet sociale se gëzon një raport mjaft të mirë me ish-bashkëshortin e saj, Aleksin.

Së fundmi një prej ndjekësve e ka pyetur aktoren e humorit se ku i bën shërbimet e makinës pas ndarjes dhe Dembacaj nuk ka vonuar me përgjigjen e saj.

“Te Aleksi”, ka shkruar Rudina krah postimit ku ka etiketuar edhe ish-partnerin. Pas këtij momenti edhe Varfaj e ka ripublikuar këtë postim në llogarinë e tij, duke konfirmuar për të gjithë se gëzon një raport shumë të mirë me Rudinën.

Gjatë këtyre ditëve, Dembacaj ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke treguar rutinën e saj gjatë vetizolimit, por dhe duke iu përgjigjur pa asnjë problem të gjitha pyetjve që ndjekësit kanë rreth raportit të saj me ish-bashkëshortin, Aleksin./revistawho.com