• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ku është Rozi është dhe SHOW…

Këngëtarja Rozana Radi në jo pak raste ka treguar se kur merr përsipër diçka, kërkon medoemos triumfin. Ajo përkushtohet maksimalisht me të gjitha energjitë për të realizuar atë çka ka nisur. Një Rozi si kjo po shohim edhe ne spektaklin e Vera Grabockës në televizionin Klan, “Your face sounds familiar”. Këngëtarja çdo javë ka shfaqur karaktere të mirfilltë të skenës, krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri, duke u futur nën lëkurën e secilit. E pamë në rolin e të madhes Gianna Nannini, duke i zhdukur të gjitha hiret e vetë Rozit. I la të gjithë me gojë hapur, duke u shndërruar në Ray Charles. I rezultoi e pamundur të mos dukej seksi si Amy Winehouse, e akoma më shumë nën petkun e Beyonce. E me të drejtë, moderatorja e prezantuesja Alketa Vejsiu pasi këngëtarja imitoi Byeoncen iu drejtua me fjalët “Nga Rey, Gianna, dhe Amy, kemi më në fund një Beyonce për të demonstruar të gjithë sensualitetin tuaj femëror”, duke komentuar se Rozi i ngjason vërtetë me Beyonce-n. E megjithëkëtë, Rozi nuk është mjaftuar me kaq. Nga Beyonce, ajo ka nisur të imitojë krejt papritur jashtë skenarit, kolegen Anxhela Peristeri duke shkaktuar ovacione e të qeshura tek juria e publiku. Pra ku është Rozi është dhe show! Dhe arti i imitimit, është tashmë ndër më të preferuarit e publikut edhe nëpër botë. Të mos harrojmë që në Sanremo si prezantuese e sivjetshme përkrah Carlo Conti-t, ishte Virginia Rafaelle, imituesja perfekte e Belen Rodriguez etj. Kurse në Shqipëri kemi një Rozana Radi e cila nuk ngurron të marrë mikrofonin, ka batutë, është elokuente dhe figura të tilla i mungojnë erkanit të vogël shqiptar. Ndaj televizioni që do ta bëjë të veten, do të jetë me shumë fat.

013A7346

013A7073