Historia e ‘Sex and the City’ vazhdon, por pa Kim Cattrall që me siguri e kujtoni më lehtë si Samantha. Kur gjithë rrjeti po vlon nga lajmi për rikthimin e filmit që ka thyer rekorde, vëmendjen e mori goxha edhe mungesa e Kim, pa të cilën nuk e dimë si do realizohet. Por e dini pse ‘Samantha’ ka marrë këtë vendim që më herët? Sepse ka pasur një konflikt të madh me Sarah Jessica Parker, problem ky që ka nisur prej xhirimeve të filmit të fundit. Në intervistat më të hershme të saj, Kim ka deklaruar se nuk do bëjë asgjë që nuk i pëlqen duke lënë të kuptohet që ky vendim është përfundimtar dhe nuk ka kthim pas për ‘Samanthën’.
Më tej u zbulua që Sarah dhe Kim nuk shoqëroheshin fare me njëra-tjetrën dhe kishin konflikte edhe gjatë xhirimeve. Një nga arsyet është fakti që Parker paguhej më shumë se vajzat e tjera, por edhe që Kim nuk mendonte se ajo ishte aktorja e duhur për kastin.
Vazhdimi i ‘Sex and the city’ do transmetohet në ‘HBO Max’, por ende nuk dihet kush do luajë rolin e Samanthës, një personazh goxha i dashur për publikun./revistawho.com