• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kryeministrja e Serbisë dhe partnerja e saj bëhen nëna për herë të parë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic dhe partnerja e saj janë bërë nëna për herë të parë. Milica Djurdjic ka njoftuar zyrtarisht se fëmija është pagëzuar me emrin Igor dhe ka ardhur në jetë dy ditë më parë. Gjithashtu në njoftim theksohet se edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtatzënia ka ndodhur me metodën e inseminimit artificial. Ana dhe Milica kanë më shumë se një dekadë që janë bashkë dhe prej kohësh kanë tentuar të bëhen nëna.

Kryeministria Brnabic është e para kryeministre femër e Serbisë dhe e para me orientim seksual ndryshe./revistawho.com