• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kroi nuk mund të ndahet asnjë moment nga Bieta, moderatorja tregon me një foto si e shijon fundjavën me të

Moderatorja e njohur e ‘Ftesë në 5’, Bieta Sulo ka treguar gjithmonë me anë të postimeve të ndryshme raportin e ngushtë që ka me të voglin e saj, Kroi Art.

Ndonëse Sulo është shumicën e kohës në punë, sapo kthehet në shtëpi ka treguar se e kalon kohën me djalin i cili e ndjen shumë mungesën e mamit.

Së fundmi Bieta ka ndarë një foto në ‘Instastory’ ku duket se teksa ka shijuar verën, Kroin e ka zënë gjumi në krahët e saj.

“Prej 3 vitesh kështu shijohet një gotë verë. Rehatoet Kroi në krahët e mamës, karrocën nuk e deshëm asnjëherë dhe vazhdon dreka”, ka shkruar Sulo krah pamjes më të ëmbël në ‘Instagram’.

Kujtojmë se Bieta ka ndarë përherë momente të ndryshme me djalin, i cili dita ditës duket se rritet dhe ngjason më shumë me të./revistawho.com