• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Krizë midis marrëdhënies së Mozzik dhe Loredana? Fansat shtojnë dyshimet

 

Fansat e dyshes së njohur, Loredana dhe Mozzik kanë qenë shumë të shqetësuar lidhur me raportin e tyre në dy javët e fundit. I pari veprim i cili shkaktoi habinë e fansave ishte mungesa e Mozzik në xhirimet e projektit të Loredanës me reperin turko-gjerman Mero.
Ndonëse projekti do të publikohet në datë 6 shtator, Mozzik nuk e ka publikuar atë në llogarinë e tij, njëjtë si me çdo këngë tjetër të partneres së tij.
Po ashtu ka dy javë që reperët nuk shfaqen bashkë në postimet e përditshme në rrjetet sociale. ‘Prive’ ka kontaktuar me disa burime pranë artistëve që kanë konfirmuar krizën midis tyre.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një zënkë të momentit apo diçka më serioze, megjithatë në fillim të lidhjes së tyre këto situate kanë qenë më të përsërituara. Pas ardhjes në jetë të vajzës Hana çifti arriti ta stabilizojë marrëdhënien e tyre.
Pas një periudhe të gjatë qetësie duket se dyshja është hasur me të tjera probleme në raportin e tyre. Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë situatë, megjithatë në një intervistë të dhënë disa muaj më parë, Mozzik rrëfeu se çfarëdo që të ndodhë Loredana do vazhdojë të jetë mamaja e vajzës dhe bashkëshortja e tij./revistawho.com