Bredhi i zbukuruar dhe i ndriçuar, ambient i ngrohtë familjar, dhurata të paketuara, një divan i rehatshëm dhe sigurisht një palë pizhama të kuqe që nuk mungojnë asnjëherë.
Personazhe të huaj dhe shqiptarë këtë vit kanë zgjedhur që urimin për Krishtlindje ta përcjellin veshur me pizhama të kuqe. Kjo është zgjedhja më e mirë që mund të bëhet në këto ditë të ftohta festive, të cilat simbolizojnë ngrohtësinë dhe harmoninë në familje.
Diku një çift i lumtur i kombinuar me pizhame në të njëjtën ngjyrë, disa të tjerë familjarisht, kanë përcjellë urimin e festave nën rehatinë që të japin pizhamet e ngrohta.