• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Krishtlindja në familjen e Ermal Mamaqit festohet me hapat e parë të Sias

Në mars të këtij viti Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi u bënë prindër për herë të dytë me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Sia. Çifti i njohur ka zgjedhur të mos publikojë shumë për vajzën e tyre, ndonëse kureshtja e fansave ka qenë e madhe. Ende nuk e kemi parë imazhin e të voglës dhe duket se edhe për disa kohë do vazhdojë të jetë kështu. Por pak minuta më parë Amarda ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një video shumë speciale.

Sia është shfaqur e veshur si një babagjysh i vogël teksa përpiqet të hedhë hapat e parë. Me siguri emocionet e Amit dhe Ermalit janë shumë të mëdha pasi kjo Krishtlindje është e para që festojnë si katër anëtarë. Sia erdhi në jetë në 12 mars të këtij viti./revistawho.com

CLOSE
CLOSE